Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka shtuar dy lojtarë për ndeshjet miqësore në Antalia të Turqisë.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se Challandes ka vendosur që për dy miqësoret kundër Guinesë dhe Gambisë të ftojë sy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahun dhe Mersim Asllanin.
Këta dy lojtarë, do të zëvendësojnë mungesën e katër lojtarëve të Prishtinës që janë liruar për shkak të përgatitjeve me klubin për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për Kombëtaren A në të ardhmen.