Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ndeshjen ndaj San Marinos.
Trajneri i Kosovës ka përgëzuar lojtarët e tij pas angazhimit në këtë takim.
“Mendoj se ishte një ndeshje serioze dhe e mirë. Nuk mund të them që ishte një ndeshje e vështirë. Ishte shumë e rëndësishme të luajmë në mënyrë të thjeshtë dhe të duhur. Ekipi ka bërë një lojë të mirë ndoshta me pak më tepër efikasitet do të ishte më mirë. Kemi kontrolluar ndeshjen kemi ndërtuar aksione të mira dhe në fund mund të jam i kënaqur me atë se çfarë treguam sonte. Mendoj që është një ndeshje e mirë për ne. Bajselmani ka bërë një paraqitje të mirë por sot si mbrojtës nuk ka qenë e vështirë pasi nuk pa pasur punë por ka luajtur mirë me topin”, deklaroi Challandes.