Sport

Zvicra nuk e merr Andi Zeqirin në Evropian

Descriptive Text

Andi Zeqiri nuk është përzgjedhur për ta përfaqësuar Zvicrën në “Euro 2020”. Zeqiri ishte në listën më të gjerë, por nuk është në ekipin final prej 26 futbollistëve që do të përfaqësojnë helvetikët në Evropianin e futbollit.

Selektori Vladimir Petkoviq të hënën publikoi listën e 26 lojtarëve të përzgjedhur për Evropian. Jashtë kanë mbetur Gregor Kobel, Dan Ndoye dhe Andi Zeqiri. Zvicrën në Evropian do ta përfaqësojnë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi.

“Të gjithë 29 lojtarët kanë merituar të luajnë në Evropian. Edhe ata që më nuk janë në ekip, janë paraqitur mirë në ditët e fundit dhe premtojnë shumë për të ardhmen. Ishte përvojë e vlefshme për stafin teknik dhe lojtarët”, ka thënë Petkoviq.

Ndryshimet mund të bëhen deri te dita e ndeshjes së parë, nëse një lojtar lëndohet seriozisht apo preket nga COVID-19. Kështu që Zeqiri dhe dy të tjerët mbesin në pritje. Andi Zeqiri më herët ishte përfolur për mundësinë që të luajë për Kosovën. Por ai ka vendosur të përfaqësojë Zvicrën.