Sport

Kante, lojtar i finales

 

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante është shpallur lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve, ka njoftuar UEFA.

Reprezentuesi i Francës ka pasur prani të vazhdueshme në mesfushë, duke e dominuar atë. Ka dominuar ndaj lojtarëve të mesfushës së Manchester Cityt dhe ka nisur aksionet disa herë. Kante ishte shpallur më i miri edhe në gjysmëfinale.