Sport

City insiston për Grealishin

 

Kampioni i Anglisë, Manchester City nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit të Aston Villas, Jack Grealish. “Daily Mail” ka raportuar se drejtuesit e Cityt kanë bërë gati një ofertë prej 100 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Grealishit, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Pep Guardiola.

Te City janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje me Aston Villan pasi Grealish është i gatshëm të transferohet në “Etihad Stadium”. Grealish 25-vjeçar është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Premier League kurse në edicionin 2020/21 ishte futbollisti kryesor i Aston Villas.