Sport

Koliçi vazhdon kontratën me Gjilanin

Portieri nga Shqipëria, Enea Koliçi, do të mbetet pjesë e skuadrës së Gjilanit.

Ai të hënën ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2023, ka njoftuar klubi në faqen zyrtare në Facebook.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të zgjasë marrëveshjen e bashkëpunimit me Enea Koliçin edhe për dy edicionet e radhës. Klubi e falënderon Enean për besimin dhe i uron suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, shkruan në njoftimin e Gjilanit. Gjilani ka shpallur qysh tash kandidaturën për titull dhe Kupë për edicionin e ardhshëm. Koliçi 35-vjeçar te Gjilani u transferua në verën e vitit të kaluar.

Ai karrierë ka bërë edhe te disa skuadra në Shqipëri dhe Greqi.