Sport

Krelani: Ta mposhtësh Dritën është mision i pamundur

 

Gazetarja e sportit, Qëndresa Krelani, për Arbërinë ka thënë që ka qenë thuajse e pamundur mbetja në elitën e futbollit kosovar. Ajo nënvizoi se Arbëria e pati mision të pamundur fitoren ndaj gjilanasve, për shkak se këtij ekipi i është dashur dalja në Evropë.

“Të shpresosh për mbijetesë përballë një skuadre si Drita, është e pamundur. Mision i pamundur dhe fat shumë i keq ta kesh ndeshjen e fundit për mbijetesë kundër Dritës. Drita nuk ka mundur ta përtypë faktin që të mbetet pa Evropë pasi e humbi titullin nga Prishtina. Drita ka futbollistë që dinë si të përgatiten të shkojnë në Evropë. Shumë skuadra sivjet e kërkuan Evropën, e vetëm një titullin, ajo ishte Prishtina. Megjithatë, Drita në Evropë është me plot meritë”, deklaroi Qeqa Krelani.