David Alaba ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin.
Mediat spanjolle kanë raportuar se mbrojtësi i krahut të majtë do të nënshkruaj kontratë trevjeçare me madrilenët.
Skuadra spanjolle thuhet se i ka plotësuar kërkesat e mbrojtësit austriak. Alaba do të largohet në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë nga Bayern Munichu.