Sport

Barcelona vë në shitje yjet e ekipit

Barcelona po planifikon të shesë disa futbollistë për të përforcuar ekipin.

Sipas “Mundo Deportivos”, drejtuesit e klubit kanë vendosur të shesin gjatë verës të paktën katër lojtarë: Philippe Coutinhon, Martin Brethwiten, Samul Umtitin dhe Mirealem Pjaniqin.

Por, përveç këtyre lojtarëve, në mesin e futbollistëve që mund të largohen nga Barcelona janë edhe Gerard Pique, Sergio Busquets, Antonie Griezmann dhe Sergi Roberto.

Krerët e klubit thuhet se nuk janë të kënaqur me paraqitjet e futbollistëve në këtë sezon. Me shitjen e këtyre lojtarëve klubi spanjoll pritet të përfitojë mbi 200 milionë euro.