Sport

Benzema do të kthehet te Franca

 

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps do ta ftojë sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman për “Euro 2020” kanë raportuar të martën mediumet franceze. Deschamps thuhet se tashmë ka biseduar me Benzeman, i cili ka pesë vjet që nuk është ftuar te Franca për shkak të skandalit me Mathieu Valbuenan.

Megjithatë, thuhet se forma e mirë që Benzema ka treguar te Real Madridi këtë edicion, ka detyruar Deschampsin ta rikthejë sulmuesin në ekip. Ai te Franca pritet ta përbëjë sulmin së bashku me Antoine Griezmannin e Kylian Mbappen për Kampionatin Evropian që nis muajin tjetër. Franca është pjesë e Grupit F në “Euro 2020” së bashku me Hungarinë, Portugalinë e Gjermaninë. Benzema ka 81 ndeshje dhe 27 gola të shënuara me fanellën e Francës kurse këtë sezon, ai ka realizuar 29 gola dhe ka asistuar tetë herë në 45 paraqitje për Real Madridin.