Pas Liverpoolit edhe skuadra e Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit gjerman Matthias Ginter ka raportuar “Bild” të martën.
Te Tottenhami janë të gatshëm të ofrojnë deri në 20 milionë euro dëmshpërblim për të bindur Borussia Moenchengladbachun në lirimin e tij. Ginter 27-vjeçar ka kontratë me Gladbachun deri vitin e ardhshëm dhe ka refuzuar rinovimin pasi po synon që karrierën të vazhdojë në një kampionat tjetër.
Ai po shihet si Tottenhami si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes. Ginter është pjesë e Gladbachut prej vitit 2017 kur u transferua nga Borussia Dortmundi dhe këtë sezon në 45 ndeshje ka shënuar dy gola si dhe ka bërë një asistim. Ai gjithashtu ka edhe 37 paraqitje e dy gola te realizuar me Përfaqësuesen e Gjermanisë.