Aaron Ramsey do të largohet gjatë kësaj vere nga Juventusi. Mesfushori uellsian nuk bën pjesë në planet e drejtuesve të klubit dhe do të shitet në qershor.
Sipas mediave italiane, Ramsey mund të rikthehet te skuadra e Arsenalit.
Londinezët kanë shprehur interesim për 30-vjeçarin që po synojnë ta rikthejnë në “Emirates”.
Ramsey këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.
Ai ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2023.