Sport

Qeqa Krelani: Prishtina e mposhti katër herë Dritën, nuk ka pikëpyetje për titull

Gazetarja e sportit, Qendresa Krelani, mendon se Prishtina e ka fituar titullin e kampionit me meritë.

Krelani theksoi se nuk ka pikëpyetje sa i përket titullit, pasi sipas saj Prishtina e ka mposhtur Dritën katër herë.

“Prishtina e fitojë titullin me meritë. Ndoshta ka mundur Prishtina edhe në edicionin e kaluar ti afrohet titulli, po të mos dëmtohej direkt në atë ndeshjen kundër Gjilanit. Të jesh 14 pikë minus, ne i themi minus 14 gradë celsius është shumë ftohtë dhe ti nuk e mendon që menjëherë do të dalësh në verë dhe të bësh plus në javët e fundit. Ta kesh përballë një skuadër siç është Drita e cila ishte kampione deri më sot dhe ta mposhtësh katër herë direkt, nuk është titull që mund të ketë pikëpyetje. Na ka befasuar, prej minus 14 pikësh minus me arrit me u bë kampion, e sidomos kampion me këtë stil të futbollit është kënaqësi për krejt gazetarët që interpretojnë ndeshjen dhe komentatorët”, tha Krelani.