Sport

Leipzigu nënkampion, Wolfsburgu në Champions

Barazimi 2:2 u ka kryer punë RB Leipzigut e Wolfsburgut. Dy skuadrat e mëdha gjermane luajtën të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së parafundit (33) të Bundesligës. Me barazim, RB Leipzigu del nënkampion i Gjermanisë. Titullin shumë më herët e kishte siguruar Bayerni.

Leipzigu i ka 65 pikë, ndërsa Bayerni udhëheq me 75 pikë. Ndërkohë Wolfsburgu ka siguruar pozitën e katërt dhe të fundit që dërgon në Champions. Wolfsburgu i ka 61 pikë, sa edhe Borussia Dortmundi në vend të tretë.

Maximilian Philipp shënoi dy gola për epërsinë 2:0 të Wolfsburgut në pjesën e parë. Justin Kluivert shënoi për 2:1 në minutën e 51-të, ndërsa Marcel Sabitzer shënoi penallti në minutën e 78-të për 2:2.

Po të dielën, Borussia Dortmundi fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Mainzit. Raphael Guerreiro, Marco Reus dhe Julian Brandt shënuan për Dortmundin, ndërsa fare në fund Robin Quaison konkretizoi penallti për Mainzin.