Joshua Buatsi ka bërë një hap tjetër të madh drejt një lufte për titull të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në boksin profesionist.
Britaniku 28-vjeçar të shtunën mbrëma në Manchester triumfoi me nokaut në raund të katërt ndaj francezit Daniel Blenda Dos Santos.
Buatsi e rrëzoi fillimisht Dos Santosin në raundin e dytë, para se ta nokautonte rëndë në raundin e katërt. Dos Santos mbeti pa ndjenja për disa momente.
Lufta ishte e vlefshme për titullin WBA International në peshën gjysmë të rëndë. Për Buatsin ishte fitorja e 14-të nga po aq meçe, prej tyre 12 i ka fituar me nokaut.
Buatsi në amatorizëm ishte përballur me boksierin nga Kosova, Armend Xhoxhaj, të cilin e kishte mposhtur me pikë.