Sport

Perezi e do Allegrin si zëvendësues të Zidane

Foto: Reuters
 

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e pëlqen Massimilianon Allegrin në stolin e klubit sezonin e ardhshëm, sipas mediave më të njohura në Spanjë.

Pasi Zinedine Zidane ka informuar lojtarët se do të largohet në fund të sezonit, Reali ka nisur gjahun për të gjetur zëvendësuesin e tij.