Manchester Unitedit i është refuzuar oferta e parë për mbrojtësin Rapahel Varane.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez kanë ofruar rreth 40 milionë euro dëmshpërblim ofertë që është refuzuar nga Real Madridi.
Varane do të largohet nga klubi spanjoll pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
“Djajtë e Kuq” thuhet se kanë pasur një takim me lojtarin dhe do të tentojnë ta bindin të transferohet në “Old Trafford”.
Për 28-vjeçarin interesim ka shprehur edhe PSG-ja.