Kosovari Sead Hakshabanoviq ka asistuar për skuadrën e tij Norrkoping.
Norrkopingu të enjten në mbrëmje barazoi me Degerforsin 1:1 në kuadër të xhiros së gjashtë në elitën e futbollit suedez, “Allsvenskan”.
Futbollisti i krahut, Hakshabanoviq, në minutën e 38-të e regjistroi asistimin e tretë në kampionat dhe të katërtin në të gjitha garat sivjet. Ai harkoi bukur nga e majta për sulmuesin nga Nigeria, Samuel Adegbenro, i cili është golashënuesi më i mirë në ligë deri tani me gjashtë gola.
Hakshabanoviqi nga ana tjetër ka edhe pesë gola të shënuar në edicionin aktual, që të gjitha në Kupën e Suedisë.
22-vjeçari Hakshabanoviq është i lindur në Suedi, por ka prejardhje nga Mali i Zi dhe Kosova.
Adegbenro! Målsuccén fortsätter efter ett otroligt elegant förarbete av Haksabanovic! pic.twitter.com/QGiaS84eqJ
— discovery+ sport ?? (@dplus_sportSE) May 13, 2021