Sport

Theo pritet të ftohet nga Franca për “Euro 2020”

Mbrojtësi i krahut të majtë te Milani, Theo Hernandez pritet të ftohet për herë të parë nga Përfaqësuesja e Francës ka raportuar “L’Equipe” të enjten.

Në fakt, Hernandez pritet të jetë pjesë e listës prej 26 futbollistëve që do të publikohet nga përzgjedhësi Didier Deschamps në fund të këtij muaji.

Ai posedon shtetësi të dyfishtë, të Spanjës dhe Francës por gjithmonë ka insistuar se në arenën ndërkombëtare dëshiron të jetë pjesë e francezëve.

Ai në të shkuarën ka luajtur për gjeneratat e reja të Francës por kurrë nuk është ftuar nga Përfaqësuesja A.

Mirëpo, forma e mirë që Theo ka treguar këtë edicion ka bërë që Deschamps të ndërroj mendje.

Në 43 ndeshje të luajtura deri më tani për Milanin në të gjitha garat, Hernandez ka realizuar tetë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 43 paraqitje.

23-vjeçari është pjesë e Milanit prej vitit 2019 dhe ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në vitin 2024.

Ai gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Real Sociedadi e Atletico Madridi.