Mesfushori i Italisë, Jorginho ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere përkundër ofertave të shumta që i ka para vetes.
Madje, Jorginho ka insistuar se do ta respektoj deri në fund kontratën e tij me londinezët, e cila i skadon në verën e vitit 2023. Mesfushori 29-vjeçar këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve kyç te Chelsea, ekip që është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
Në 39 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Jorginho ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime.
“Nuk më shkon ndërmend të largohem nga Chelsea pasi po ndihem shumë mirë dhe jam adaptuar plotësisht në ekip. Kam kontratë edhe dy vjet, të cilën dua ta respektoj”, ka insistuar Jorginho.
Ai iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2018 nga Napoli për 57 milionë euro.