Sport

Blendi Idrizi debuton me Schalken

Blendi Idrizi ka debutuar me Schalken në Bundesligë.

Të mërkurën, Idrizi ka nisur takimin prej minutës së parë me Schalken që tashmë ka rënë nga elita e futbollit gjerman. Titullar në këtë duel është edhe Shkodran Mustafi, qendërmbrojtësi tjetër shqiptar që erdhi nga Arsenali.

23-vjeçari Idrizi, mesfushor me tipare sulmuese, ka luajtur 31 herë në edicionin e sivjetmë në të gjitha garat me Schalken II, ka shënuar gjashtë gola dhe ka pesë asistime.