Sport

Për herë të 13 organizohet turneu ndërkombëtar i boksit për të rinj “Lah Nimani”

Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se më datat 15 dhe 16 maj do të zhvillohet për herë të 13-të turneu ndërkombëtar i boksit për të rinj “Lah Nimani” në Prishtinë.

Në këtë turne do të jenë pjesëmarrës boksierë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Danimarka dhe Sllovakia.

Turneu do të zhvillohet duke respektuar masat e IKSHPK-së për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Nuk do të ketë shikues të pranishëm, ndërsa stafet do të mbajnë distancë fizike deri 2 metra.

Më datën 15 maj do të zhvillohet gjysmëfinalja në ora 17:00, ndërsa më 16 maj zhvillohet finalja me fillim nga ora 12:00.

Ndryshe, ky është njëherësh i vetmi turne memorial dhe tradicional në vendin tonë, që organizohet për nder të legjendës dhe trajnerit të njohur Lah Nimani. /KSP

Image