Manchester City e ka fituar titullin e kampionit të Premier Leagues së Anglisë.
City është shpallur kampion i Anglisë pas humbjes 2:1 që sot Manchester Unitedi e pësoi në shtëpi nga Leicester City.
Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund Manchester City i ka 80 pikë, dhjetë më tepër se Unitedi që zë vendin e dytë.
“Ky ka qenë një stinor dhe një titull i Premier Leagues si asnjë tjetër. Ka qenë më i vështiri. Ne gjithmonë do të mbajmë në mend këtë stinor për mënyrën se si e kemi fituar. Jam shumë krenar të jem trajner i këtyre lojtarëve”, ka thënë trajneri i Cityt, Pep Guardiola raporton BBC.
Guardiola tash ka fituar tetë trofe vendor që kur erdhi te City në vitin 2016.