Sport

Dukagjini e Llapi kërkojnë Kupën e parë dhe daljen në Evropë

 

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është i vendosur për ta fituar Kupën e Kosovës në futboll. Madje, Batatina thotë se ky trofe ka vlerën e historisë jo vetëm për ekipin e Llapit, por për të gjithë futbollin llapjan.

Skuadra e Llapit të mërkurën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet në finale të Kupës së Kosovës me Dukagjinin, ekip që bën gara në Ligën e Parë.