Sport

Vushtrria fiton ndeshjen dramatike, kampioni vendoset në Istog

 

Hendbollistet e Vushtrrisë kanë barazuar në 1:1 rezultatin në serinë finale të plejofit në Superligën e Kosovës. Të martën pasdite në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Vushtrria fitoi ndaj Istogut me rezultatin 24:23.

Golin vendimtar e shënoi Lorena Matarova nga penalltia. Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë. Herë njëra e herë skuadra tjetër ishin në epërsi të ngushtë. Aksionet e fundit vendosen fituesin, ndërsa më të koncentruara ishin lojtaret vendase.