Sport

Unitedi po synon transferimin e Sanchos para Evropianit

 

Manchester Unitedi është i vendosur për ta transferuar mesfushorin e Borussia Dortmundit, anglezin Jadon Sancho. Madje, gazeta gjermane “Bild” ka raportuar të martën se krerët e Unitedit kanë intensifikuar bisedimet me Dortmundin për të arritur sa më shpejtë që të jetë e mundur marrëveshje për Sanchon.

Mësohet se Unitedi po synon transferimin e Sanchos para fillimit të Kampionatit Evropian që fillon pas një muaji.