Gazetarja e Sportit, Qeqa Krelani, ka kritikuar kryesinë e klubit të Ballkanit.
Analistja në “Sportin Total” të KTV-së, ka thënë se skuadra nga Suhareka ka gabuar pasi ka shkarkuar trajnerin Ismet Munshi.
“Ballkani ka futbollistë jashtëzakonisht cilësor por janë në vendin e tretë. Problemi kryesor i Ballkanit, ishte shkarkimi i Ismet Munishit, pse është shkarkuar nuk dihet.
E kam thënë për Bledi Shkëmbin që është një trajner që të gjithë futbollistët dëshirojnë të punojnë me të. Shkëmbi është trajner më i qetë se skuadra që është ndërtuar nën udhëheqjen e trajnerit Ismet Munishi.
Nuk ka qenë i njëjti vullnet dhe i njëjti motiv i skuadrës. Për një skuadër e cila dëshiron të shpallet kampion mendoj që gabimi i pafalshëm ka qenë shkarkimi i Ismet Munishit.