1 perditesime
16:59

Arbnor Muja ia siguron Trepçës ’89 pikët e shpresës

Trepça ’89 e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2:1, në ndeshjen e xhiros së 34-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Mitrovicasit triumfuan me rikthim, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.

Të dy golat e fitores për “minatorët” i shënoi Arbnor Muja.

Së pari barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 56-të. Ndërkaq të dytin dhe të fitores e shënoi në minutën e 68-të.

Golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Shend Kelmendi në minutën e 22-të.

Kjo ishte fitore fitorja e 11-të e Trepçës ’89. Me 39 pikë, 89-shi është i shtati në tabelë.

Gjilani është i katërti me 48 pikë.

15:52

Gjilani mbyll pjesën e parë me një gol avantazh ndaj Trepçës ’89

Skuadra e Gjilanit është në epërsi prej një goli në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 që po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Golin për skuadrën mysafire e shënoi Shend Kelmendi në minutën e 18-të.

Me golin e shënuar nga Kelmendi ekipet shkuan në pushim.