Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alpinistët e “Kosovo Mountain Club” njoftojnë se janë mirë pas sulmit që ndodhi sot në veri

Alpinistët e grupit “Kosovo Mountain Club” kanë njoftuar se të gjithë janë mirë dhe të sigurt pas incidentit që ndodhi sot në veri të Kosovës.

Është raportuar se është shtënë me armë në drejtim të tyre derisa ishin duke ecur në Shijak të Bubës në veri të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të gjithë jemi mirë dhe të sigurt pas incidentit që ndodhi. Tani po vazhdojmë ecjen në Shalë të Bajgorës. Ecja sot ka qenë e lajmëruar në institucionet përkatëse. Ju faleminderit që treguat shqetësim dhe kujdes”, është shkruar në Facebook nga “Kosovo Mountain Club”.

Ngjarje e klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar që 5 ditë. Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi, raporton KosovaPress.

https://fb.watch/5nsclG4i2d/