Dy Liridonët e Kriensit bashkëvepruan mes vete dhe shënuan një gol në fund.
Liridon Berisha realizoi për Kriensin me asistimin e Liridon Mulajt në minutën e 10-të në barazimin e Kriensit përballë Wilit 1:1. Ishte ndeshje e xhiros së 33-të në “Challenge League”, që është rangu i dytë i futbollit zviceran.
Te skuadra e Kriensit minuta pati edhe për Burim Kukelin, Izer Aliun dhe Mark Marlekun.
Për Wilin u paraqit Zemerart Lekaj që hyri në lojë në minutën e 85-të.
Kriensi pas 33 xhirove pozicionohet në vendin e tetë me 35 pikë, kurse Thuni është në vendin e dytë me 58 pikë, tri më pak se Grasshopperi lider.