Bashkim Kadrii e ka shënuar një gol në fitoren e skuadrës së tij.
Të premten, Odense fitoi me rezultatin 1:0 përballë Aalborgut. Goli i Bashkim Kadriit në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë, mjaftoi që skuadra e tij t’i marrë pikët e plota në plejoutin e elitës së futbollit të Danimarkës. Ishte ndeshje e xhiros së 29-të.
Odense është në pozitën e nëntë pas 29 ndeshjeve me 36 pikë, kurse Aalborgu dy pozita më lartë, me 39 pikë.
Kadrii luajti deri në minutën e 82-të.