Sport

Bajoku e Pireva fillojnë me fitore në Kampionatin Ballkanik

Boksierët Shpëtim Bajoku e Besart Pireva i kanë fituar meçet e para në Kampionatin Ballkanik që nisi në Zagrebo të Kroacisë.

Sipas njoftimit të Federatës së Boksit të Kosovës, Bajoku në kategorinë deri 64 kilogramë e ka mposhtur boksierin kroat Filip Poturoviq. Me kalimin në gjysmëfinale ai ka siguruar medalje.

Meçin e ardhshëm Bajoku e ka më 8 maj, njofton FBOXK.

Besart Pireva në kategorinë deri 81 kilogramë u përball me Arjan Kajoshin e Shqipërisë.

“Pireva që në raundin e parë filloi të dominoi në ring. Kështu vazhdoi gjatë tri raunedeve dhe në fund u shpall fitues unanim”, ka njoftuar FBOXK.

Edhe ai ka siguruar medalje kurse në gjysmëfinale paraqitet më 8 maj.