Sport

Tottenhami po tenton Conten

 

Drejtuesit e Tottenhamit po synojnë trajnerin e Interit, Antonio Conten për t’ia besuar drejtimin e ekipit pas përfundimit të këtij edicioni, përcjellë “Corriere dello Sport” të enjten.

Në fakt, gazeta italiane ka zbuluar se Tottenhami tashmë e ka kontaktuar Conten, i cili ka lënë të hapur mundësinë që ta pranoj ofertën e ekipit anglez pas përfundimit të sezonit aktual. Conte e ka fituar titullin e kampionit në Serie A këtë sezon me Interin dhe është i gatshëm të largohet nga ekipi italian për shkak të raporteve jo të mira me pronarët e klubit edhe pse ka kontratë deri vitin e ardhshëm. Tottenhami është në kërkim të trajnerit dhe Conte po duket si duhuri për sezonin tjetër. Trajneri italian e njeh mirë futbollin anglez pasi ka punuar dy vjet te Chelsea (2018-2020), ekip me të cilin ka fituar një titull kampioni në dhe FA Cup.