Sport

Roma interesohet për portierin Kepa

Roma interesohet për portierin Kepa
 

Skuadra e Romës ka shprehur interesim për shërbimet e portierit të Chelseat, spanjollit Kepa Arrizabalaga, përcjell “Calciomercato” të martën.

Bëhet e ditur se Roma tashmë ka kontaktuar Chelsean pasi e sheh portierin Kepa si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Kepa është pjesë e Chelseat prej vitit 2018 kurse edicionin e fundit ka humbur vendin e titullarit te londinezët, të cilin e mbanë Edouard Mendy.