Sport

Liverpooli nuk e ka kontaktuar ende Salahun për vazhdim të kontratës

Descriptive Text

Mohamed Salah nuk është konktaktuar ende në lidhje me zgjatjen e kontratës nga Liverpooli, njofton të dielën “Sky Sports”. Salah 28-vjeçar ka kërkuar vazhdimin e kontratës, kontratë që i skadon në qershor të vitit 2023.

Por te skuadra angleze ende nuk e kanë ftuar për vazhdim të kontratës. Spekulimet për largim të Salahut nga skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp janë ngjallur edhe më shumë pas dështimit këtë edicion. Egjiptiani këtë edicion me fanellën e Liverpoolit ka shënuar 29 gola dhe ka asistuar katër herë në 46 ndeshje në të gjitha garat.