Sport

Lazio mposht Genoan në një ndeshje dramatike ku u shënuan shtatë gola

 

Lazio ka triumfuar në shtëpi sot ndaj Genoas me rezultatin 4:3 në xhiron e 34-të të Series A të Italisë, duke mbajtur të gjalla shpresat për të siguruar një vend në Top 4 që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Joaquin Correra (30’, 56’), Ciro Immobile (43’ penallti) dhe Luis Alberto (48’) shënuan golat për Lazion, ndërsa për Genoan shënuan Adam Marushiq (47’ autogol), Gianluca Scamacca (80’ penallti) dhe Eldor Shmurodov (81’).