Sport

Shkëmbi përgëzon lojtarët, thotë se Ballkanin e presin edhe pesë finale deri në fund

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, ka deklaruar pas ndeshjes se Ballkanit arrit fitore me mund të madhe.

Ai e ka vlerësuar Llapin dje ka theksuar se Ballkanin e presin edhe pesë finale deri në fund.

“Jam i kënaqur me fitoren e arritur. Komplimente lojtarëve për paraqitjen ndaj një kundërshtari që ka ekip të mirë, ka lojtar shumë mirë. Ka qenë e vështirë, është ekip që ka shumë taktika brenda lojës. Për fat të mirë arritën të bëjmë maksimumin dhe shënuam një gol. E dimë shumë mirë që nuk ka mbaruar akoma asgjë. I kemi edhe pesë finale dhe duhet besim e përqendrim. Mendoj që të gjithë kundërshtarët janë të rrezikshëm. Javën e ardhshme kemi lojë të vështirë me Drenicën. Të gëzohemi sot dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, tha Shkëmbi.

Ballkani mbetet lider i Superligës me 67 pikë, një më shumë se Prishtina që është e dyta dhe dy më shumë se Drita që ka zbritur në vendin e tretë.