Sport

Flamurtari fiton derbin kundër 2 Korrikut

 

Flamurtari ka arritur ta mposht 2 Korrikun me rezultat 3:1, në derbin kryeqytetas që u transmetua ekskluzivisht në KTV. Takimi u zhvillua në kuadër të xhiros së 24-të të Ligës së Parë (B) në Kosovë.

Flamurtari kaloi herët në epërsi, kur sulmuesi Sullqaku shfrytëzoi gabimin e portierit Neziri për të shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 11-të.