Sport

Sergio Ramos pranë largimit nga Real Madridi

Sergio Ramos

Sergio Ramos mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, mbrojtësi spanjoll nuk e ka pranuar vazhdimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.

Thuhet se Ramos nuk është pajtuar me kushtet e ofruara nga drejtuesit e klubit në kontratën e re dhe për këtë arsye pritet të largohet në verë.

Për Ramosin, interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Manchester Unitedi, Chelsea dhe PSG-ja.

Ramos është pjesë e klubit madrilen prej vitit 2005, kur u transferua nga Sevilla.