E ardhmja e Elesid Hysajt te Napoli, vazhdon të mbetet në dyshim. Mbrojtësi shqiptar mund të largohet në fund të sezonit nga Napoli pasi nuk e ka vazhduar ende kontratën me skuadrën italiane.
Menaxheri i lojtarit, Mario Giufferdi, ka bërë të ditur se për të ardhmen e Hysajt do të vendoset pas përfundimit të sezonit aktual.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Muaji maj do të jetë vendimtar për të ardhmen e Hysajt. Jemi duke shikuar disa opsione, por nuk kemi vendosur ende”, ka deklaruar Giufferdi.
Për Hysajn interesim ka pasur nga skuadrat si Atletico Madridi e Milani.
27-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2015 kur u transferua nga Empoli.