RC Cola Drita e ka siguruar titullin e kampionit në Ligën e Parë në konkurrencën e meshkujve në basketboll si dhe rikthimin në Superligën e Basketbollit të meshkujve.
Gjilanasit të enjten gjatë ditës mposhtën KB Istogun në Klinë me rezultatin 84:65. Me këtë fitore, KB Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar pas shtatë vjetësh mungesë.
Xzavier Barmore ishte më efikasi te gjilanasit me 24 pikë, i përcjellë nga Arian Memeti që pati dyshifror të dyfishtë prej 20 pikëve e 14 kërcimeve.
Te KB Istogu vetëm dy basketbollistë ishin me pikë dyshifrore. Diamant Shabani (14 pikë, 16 kërcime) dhe Ardit Pepaj (13 pikë, 5 kërcime) ishin më të dalluarit.
Në ndeshjen e parë, KB Drita fitoi 92:74. Njësoj si në edicionin e rregullt, KB Drita shënoi dy fitore ndaj skuadrës së Istogut.
Në plejout, skuadra e KB Istogut do të përballet me KB Trepçën, që përfundoi e parafundit në pjesën e rregullt të Superligës së Basketbollit të Kosovës.