West Ham Unitedi ka tejkaluar Evertonin dhe Arsenalin në garën për transferimin e sulmuesit të Villarrealit, Samuel Chukwueze ka njoftuar të enjten “La Razon”.
Mësohet se West Hami i ka ofruar Villarrealit 25 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e nigerianit 21-vjeçar.
Te ekipi anglez, po e shohin Chukwuezen si përforcim të duhur për repartin e sulmit në sezonin e ardhshëm.
Chukwueze është i gatshëm ta vazhdoj karrierën në Premier League pasi është pjesë e ekipit të parë të Villarrealit prej vitit 2018.
Këtë edicion, Chukwueze ka shënuar katër gola dhe ka asistuar shtatë herë në 36 ndeshje për Villarrealin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.