Sport

Sanchezi, i pakënaqur tek Interi

Alexis Sanchezi është i pakënaqur me rolin e tij tek Interi, raporton “Calcio Mercato”.

Kiliani 32-vjeçar, në dhjetë ndeshjet e fundit ka qenë vetëm dy herë titullar. Kjo gjë po e shqetëson Sanchezin, i cili dëshiron siguri në formacionin e parë.

Sidoqoftë, e ardhmja e Sanchezit te klubi italian nuk është e sigurt dhe ai mund të largohet në verë, ani pse ka kontratë deri në vitin 2023.

Bëhet e ditur se Interi po konsideron transferimin e Edin Xhekos të Romës ose të sulmuesit të Chelseat, Olivier Giroud.

Pesë gola dhe shtatë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat, është bilanci i Sanchezit me Interi këtë sezon.