Barcelona pritet të tërhiqet nga Superliga Evropiane nëse anëtarët e saj votojnë kundër pjesëmarrjes, njofton “Goal.com”.
Gjiganti i La Ligas është një prej 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane, që ka zemëruar botën e futbollit.
Mësohet se Barcelona ka insistuar që të ketë një klauzolë në kontratën e saj kur ka firmosur për pjesëmarrjen në Superligën Evropiane. Në klauzolë thuhet se mund të tërhiqet nga pjesëmarrja nëse anëtarët e klubit votojnë kundër përfshirjes.
“Goal” mëson se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk do ta ratifikojë pjesëmarrjen e Barcelonës në Superligën Evropiane, pa u votuar fillimisht nga anëtarët e klubit.