Sport

Vushtrria humb ndeshjen në tavolinë dhe zbret në fundin e tabelës

 

Prishtinë, 20 prill (KD) - Klubi i futbollit Vushtrria e ka humbur me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen ndaj Vëllaznimit, rivalit për mbijetesë në Ligën e Parë (Kategoria e Dytë) e Kosovës.

Vendimi i Komisionit të Garave është bërë publik të martën në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Ndeshja Vushtrria – Vëllaznimi i ka takuar xhiros së 23-të të Ligës së Parë Grupit A. Vushtrria e humbi ndeshjen në tavolinë për shkak se angazhoi lojtarin Drilon Fazliu, i cili kishte katër kartonë të verdhë.