Sport

Premier League paralajmëron masa ndaj klubeve të Superligës

Premier League paralajmëron masa ndaj klubeve të Superligës
Foto: AP NEWS
 

Premier League ka dalë unanimisht kundër planeve për formimin e Superligës Evropiane dhe po planifikon të ndërmarrë hapa kundër gjashtë klubeve nga top-liga angleze që janë pajtuar për këtë garë të re evropiane.

Manchester Unitedi, Chelsea, Arsenali, Tottenhami e Liverpooli dhe Manchester City të dielën njoftuan se janë pjesë e planeve për të marrë pjesë në një garë të ndarë nga UEFA.