Sport

Zidane nuk flet për Superligën, thotë se duhet të pyetet Perezi

Zidane nuk flet për Superligën, thotë se duhet të pyetet Perezi
 

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se të gjitha pyetjet në lidhje me inkuadrimin e klubit madrilen në Superligën Evropiane, duhet t’i adresohen vetëm një personi, kryetarit Florentino Perez. Në konferencën për shtyp të mbajtur të martën, në prag të ndeshjes me Cadizin që Reali e luan të mërkurën, Zidane i ka refuzuar të gjitha pyetjet në lidhje me Superligën Evropiane.

“Këto pyetje janë vetëm për një person, presidentin Florentino Perez”, është shprehur Zidane.