Sport

Gëzim Pepsi shënon golin e katërt në kampionat

Gëzim Pepsi ka realizuar gol për Winterthurin. Megjithatë, goli i Pepsit i realizuar të hënën nuk i mjaftoi Winterthurit ta shmangë disfatën nga Thuni mysafir, 2:1.

Ishte ndeshje e xhiros së 30-të në rangun e dytë të futbollit të Zvicrës, “Challenge League”. Pepsi shënoi në minutën e 52-të, dhe iu gëzua golit të katërt në 30-të ndeshje. Ka edhe dy asistime. Ai u inkuadrua në lojë në mintuën e 46-të në vend të Samir Ramizit.

Te Winterthuri titullar ishte edhe Granit Lekaj i cili e kompletoi ndeshjen. Winterthuri është në vendin e gjashtë me 39 pikë, kurse Thuni i dyti me 54-tër pikë, tri më pak se lideri Grasshopperi.