Sport

Bashkimi mposht Penzën, barazon serinë finale

Skuadra e Bashkimit ka triumfuar ndaj Penzës në serinë e ndeshjeve finale të plejofit në Superligën e femrave në basketboll. Bashkimi, të hënën mbrëma ka shënuar fitore në udhëtim me rezultatin 70:65.

Me këtë fitore, Bashkimi ka barazuar serinë finale në 1:1. Aisha Balarabe me 21 pikë, 13 kërcime e tetë asistime ishte më e dalluara te Bashkimi, e përcjellë nga Saranda Daci (19 pikë, 15 kërcime) e Jeta Zeka me 12 pikë të shënuara.

Te Penza, më efikasja ishte Arbnore Përquku me 14 pikë, e ndjekur nga Tringa Ukaj (13) e Gabrielle Cooper (12).

Ndeshja e ardhshme, do të luhet të enjten në Prizren kurse ekipi që shënon tri fitore, do të shpallet kampion për këtë sezon.