Sport

Seria A do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me formimin e Superligës Evropiane

Lega Serie A do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme sot, pas njoftimit të mbrëmshëm për formimin e Superligës Evropiane.

“Il Corriere dello Sport” raporton se Roma mund të ftohet që t’i bashkohet në Superligën Evropiane klubeve themeluese si Juventus, Milan e Inter.

Roma nuk e ka konfirmuar ftesën dhe çdo gjë është e heshtur para mbledhjes së jashtëzakonshme sonte.

Në takim do të analizohet pozita e klubeve të ndryshme që duken se kundërshtojnë formimin e garës së re, pasi mund të dëmtojë të hyrat nga të drejtat televizive.

Shefi ekzekutiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka konfirmuar se klubet do të marrin pjesë në Asamblenë e sotme dhe dëshiron një shpjegim nga klubet e përfshira në garën e re.